Dosja Arben Lamçe/ I dënuar në Itali për prostitucion, i sekuestrohen pronat në Tiranë e Elbasan

0
139

Në kuadër të ligjit “Antimafia”, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata sekuestroi dyqane e troje në emër të Arben Lamçes dhe personave të lidhur me të

 

Besar Bajraktaraj

 

 

Në kuadër të ligjit “Antimafia”, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, ditën e djeshme gjykata ka sekuestruar dyqane e troje në Tiranë dhe Elbasan, si edhe dy shoqëri private në emër të shtetasit Arben Lamçe dhe personave të lidhur me të. Shtetasi Lamçe është dënuar në Itali me 14 vjet burgim, për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai është arrestuar në Elbasan dhe ekstraduar në vitin 2011, në Itali, ku kërkohej për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Breshias. Menjëherë pas ekstradimit, Prokuroria e Elbasanit nisi fillimisht hetimin për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi rezultoi se në emër të tij kishte disa prona të paluajtshme dhe shoqëri tregtare. Por, Prokuroria e Elbasanit u detyrua të pushojë hetimet ndaj Arben Lamçes, për shkak se nuk mbërritën letër-porositë nga ana e autoriteteve italiane lidhur me të dhëna për fitimet e tij të mundshme nga aktiviteti i paligjshëm. Gjithsesi, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin ndaj të dënuarit, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”. Në bazë të këtij ligji, personat që dyshohet se kanë krijuar pasuri nga aktiviteti i krimit të organizuar, janë të detyruar të justifikojnë me burime të ligjshme pasurinë e tyre. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se i dënuari Altin Lamçe ka të regjistruar në emër të tij disa troje dhe lokale në Tiranë dhe Elbasan. Po ashtu, ai është administrator i “Elba Import”, një kompani private transporti. Ndërkohë, edhe një kompani tjetër, “Elba Beton”, ishte krijuar prej tij dhe më pas i ishte kaluar shtetasit A.O. Prokuroria për Krime të Rënda ka dyshime të arsyeshme se kalimi i pronësisë së kësaj kompanie është kryer në mënyrë fiktive nga Arben Lamçe tek miku i tij, A.O. Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme.

 

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar këtë kërkesë dhe ka vendosur sekuestron për asetet, si më poshtë:

 

1. Pasuria e llojit truall prej 120 m2, ndodhur në rruga “Qamil Guranjaku”, (pranë Liceut Artistik) Tiranë.
2. Pasuri të llojit truall 340 m2 nga e cila ndërtesë 100 m2, ndodhur në rruga “Lek Dukagjini” (pranë Piramidës), Tiranë
3. Pasuria e llojit “Njësi tregtare” (dyqan), me sipërfaqe 46 m2, Elbasan
4. Pasuria e llojit “Njësi tregtare” (dyqan), me sipërfaqe 97.67 m2, Elbasan
5. Shoqëria Elba Beton SHPK, me zyrë qëndrore në Elbasan, me ortak të vetëm dhe adminstrator aktual A.O.
6. Shoqëria Elba Import SHPK me me zyrë qëndrore në Elbasan, me ortak të vetëm dhe administrator aktual A.O.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here