Nuk arrihen afatet e Asamblesë , Kongresi i PS-së drejt shtyrjes

0
111

 

psAsambleja Kombëtare e PS-së në korrik 2015, do të jenë të pamundura për një numër të caktuar të bashkive, pasi në to ende nuk ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarëve të organizatave, ose në disa të tjera ende nuk ka filluar, sikundërse asambleja parashikonte që ky proces të kishte mbaruar në 10 nëntor.

“Nga 10 shtatori deri në 10 nëntor, Organizata Socialiste zgjedh kryetarin dhe sekretarin e sa saj.

Zgjedhja bëhet me votim të fshehtë dhe me kandidatura me alternativë”-thuhet në vendimin e asamblesë.

Më pas, sipas të njëjtit vendim, strukturat duhet të zgjedhin delegatët për në kongresin e partisë, proces që duhet të ishte duke u bërë ndërkohë në PS, e që nuk ka nisur thuajse në asnjë bashki të vendit.

“Zgjedhja e delegatëve të Kongresit duhet të bëhet deri më 21 nëntor 2015. Kandidaturat dërgohen pranë kryesisë së PS-së, deri më 5 nëntor”-thuhet në vendimin e firmosur nga Gramoz Ruçi. Dhe ky është një tjetër afat i pa arritur nga strukturat e PS-së.

Me përfundimin e këtij procesi, “nga anëtarët e Asamblesë Socialiste të Bashkisë, propozohen kandidatët për kryetar të PS-së së bashkisë. Emrat e kandidatëve duhet të dorëzohen deri në 20 nëntor 2015, për miratim nga kryesia e PS-së,”-thuhet në vendimin e Asamblesë Kombëtare.

Më tej, sikur ky proces të kishte përfunduar në të gjitha degët e PS-së, deri në 5 dhjetor 2015, mbledhja e asamblesë së PS-së për bashkinë, zgjedh kryetarin e PS-së për bashkinë, sipas vendimit të kryesisë së PS-së për miratimin e kandidaturave, afat ky që në një pjesë të madhe të bashkive mund të mos arrihet referuar situatës aktuale.

Vonesa në këto afate pritet të shtyjë dhe mbledhjen e organit më të lartë zgjedhor, Kongresit të PS-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency