Elbasan/Zbulohet autori i grabitjeve të njëpasnjëshme

0
131

grabitje-kazino2-300x178

 

Policia e Elbasanit ka mundur të zbulojë autorin e disa vjedhjeve me armë dhe maska që kanë ndodhur gjatë një muaji në Elbasan. Nga hetimet, ka rezultuar se autor i grabitjeve është një 28-vjeçar me iniciale L.Q, i cili ka qenë i dënuar më parë për vrasje në Greqi. Nga kontrolli në banesën e tij u zbuluan dhe u sekuestruan një pushkë me 6 fishekë, një thikë dhe dy maska, ndërkohë që ai është shpallur në kërkim.

28-vjeçari dyshohet për këto vepra penale:

1-Vjedhje me armë , e mbetur në tentave të karburantit “ADOll”në fshatin Papër Elbasan, në pronësi të shtetasit A. D, ndodhur më datë 25.11.2015,

2-Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E , ngjarje e ndodhur më datë 08.10.2015.

3-Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.

4-Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas Elbasan, në pronësi të shtetasit S.M ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.

Policia po punon për kapjen e 28-vjeçarit L.Q si dhe identifikimin e kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency