Kuqezinjtë marrin “goditjen” e dytë, Anglia shënon sërish

0
103

Po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Angli (18:00) në “Air Albania”. Anglia ka shënuar golin e dytë në sfidën me Shqipërinë.Në minutën e 63-të pasi merr një pasim nga Harry Kane, i ndodhur brenda zone Mount gjuan saktë, duke e dërguar topin në rrjetë.

LIVE: SHQIPËRI – ANGLI 0-2
Shënues: /Kejn 38′, Maunt 63′
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja
ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt, Kejn, Stërling. Trajner: G. Southgejt.

MINUTË PAS MINUTE

63’ GOOOL Anglia, shënon Maunt.

59’ Manaj, Lenjani dhe Gjasula futen në fushë në vend të Brojës, Memollës dhe Çikalleshit.

57’ Goditje nga këndi për Anglinë, Kejn devijon përsëri mes mbrojtësve shqiptarë, por fluturon sferën mbi treversë.

54’ Gjimshiti eviton një rrezik teksa largon një krosim të Uoker.

52’ Shtylla shpëton përsëri Shqipërinë. Një aksion i Streling nga e majta gjen Foden i cili gjuan me portën e hapur para. Berisha reagon në mënryë spektakolare dhe deivjon sferën në shtyllë, ndërsa më pas largon mbrojtja.

49’ Maunt nis një pasim të shkëlqyer për Sterling, por Hysaj rikuperon topin në kohë dhe pastaj qetëson lojën duke nxjerrë para kuqezinjtë.

46’ Nis pjesa e dytë pa asnjë ndryshim në radhët e dy skuadrave.

45′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Anglisë: 0-1. Shënues Kejn, minuta e 38-të.

41’ Traversa shpëton Shqipërinë nga rezultati 0-2. Një tjetër harkim nga e majta për Anglinë me Kejn i cili godet, por gjen traversën.

38’ GOOOL Anglia, shënon Kejn.

33’ Uoker lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera ndalet në duart e Berishës i cili kontrollon qetësisht.

28’ Hysaj është perfekt në mbylljen e një aksioni te anglezëve dhe pastaj nis një pasim në qendër për dyshen e sulmit. Por as Broja e as Uzuni nuk përfiojnë nga kjo mundësi dhe shohin sferën të shkojë në duart e portierit.

22’ Herri Kejn provon të gjuajë direkt në portë, sfera bllokohet nga muri dhe gjyqtari sinjalizon një faull në favor të kuqezinjve.

21′ Bare është i ndëshkuari i parë pas një faulli ndaj Maunt në një zonë të rrezikshme në limitet e zonës kuqezi.

18’ Kontroll i plotë i lojës nga Anglia, me Shqipërinë që është e kthyer hermetikisht duke pritur prapa për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm të mundshëm.

13’ Kundërsulm perfekt i kuqeiznjve, Hysaj nxjerr të vetëm para portës Uzunin i cili gjuan i vetëm para portierit, por për fat të keq nuk gjen katërkëndorin me sferën që fluturon mbi traverse. Shans i pabesueshëm i kuqezinjve.

10’ Goditje nga këndi për Anglinë, Stouns kërcen dhe gjuan me kokë, por sfera fluturon lart mbi traversë.

8’ Një top i gjatë për Brojën nga e majta, krahu ku duket se mund të sulmomë pak më shumë, por sfera mbërrin në duart e portierit Poup.

6’ Çikalleshi i rrëmben topin Foden, por sapo kalon mesfushën humbet sferën. E vështirë në këto minuta për Shqipërinë të dalë nga gjysmëfusha e saj.

2’ Menjëherë rrezikshëm anglezët me një top të gjatë për Sterling, Vesli largon sferën me kokë para sulmuesit.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania” me shkelmimin e parë nga qendra të Anglisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here