Merkato/United mendojnë për Bale, Handonoviç rinovon me Interin

0
115

pp

Anglezët janë duke menduar që të bëjnë njjë ofertë më shumë se 100 milionë euro për të marrë shërbimet e talentit uellsian

 

Merkato e janarit duket se ndez edhe sinjalet e para për lëvizjet e lojtarëve. “Djajtë e kuq” duket se janë të gatshëm që në merkaton e verës të ofrojnë më shumë se 100 milione Euro për të patur në dispozicion shërbimet e Uellsianit. 26-vjeçari është një nga objektivat kryesorë të klubit  nga “Old Trafford”. Largimi i Rafael Benitez nga stoli i Los Blancos duket se e bën edhe më të thjeshtë transferimin e tij në Angli, pasi spanjolli kishte marrdhënie të shkëlqyera me Bale dhe lamtumira e trajnerit 55-vjeçar nga Los Blancos mund të konsiderohet dhe si një humbje për sulmuesin. Nisur nga të gjithë këto faktorë, e ardhmja e Bale mund të jetë larg Spanjës. Por ende nuk është nuk thënë fjala e fundit, pasi ardhja e Zidanë, në kyre të stolit Madrilen mund ta vështirësojë situatën, pasi 43-vjeçari kërkon të japë më të mirën e tij dhe largimi i Bale është diçka që duhet menduar mirë. Por në rast se në dyert e Florentino Perez arrin një ofertë e tillë prej 102 milionë Eurosh vështirë t’i thuhet jo. Gareth Bale u transferua nga Tottenham tek Real Madrid në vitin 2013 për shumën e 91 milionë Eurove. Në total Uellsiani ka arritur të shënoje 37 gola, si dhe ka arritur të fitojë një Kupë Mbreti dhe 1 Champions League me fanellën e Realit.

Handanoviç nuk ndërron skuadër

Samir Handanovic rinovon zyrtarisht deri në 30 Qershor të vitit 2019-të kontratën e tij me Interin. Ishte vetë klubi ziktaltër që bëri të ditur zgjatjen e marrëveshjes me portierin slloven. Nga kontrata e re 31-vjecari do të përfitojë 2,5 milionë Euro në sezon, afërsisht 800 mijë Euro më shumë sesa arkëtonte nga 2012-ta e deri më sot në një vit kalendarik. Mediat italiane prej kohësh e jepnin si të sigurtë rinovimin e Handanovic me Interin pasi palët kishin arritur një akord që më herët, por klubi zikaltër për të zyrtarizuar marrëveshjen priti ditët e para të vitit 2016-të, një lëvizje kjo për shkak të kushteve të vendosura nga Uefa në lidhje me fair play-in finanaciar. Në këtë sezon një meritë të padiskutueshme që Interi mban vendin e parë në klasfikimin e Serisë A e ka pikërisht Samir Handanovic i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. Portieri slloven për të folur për rinovimin e kontratës me klubin zikaltër ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të trajnerit Roberto Mancini në prag të ndeshjes së kësaj të Mërkure ndaj Empolit. Gardiani i lindur në Ljubljanë u shpreh shumë i kënaqur që do të jetë pjesë e Interit edhe për vitet në vazhdim pasi ishte kjo ajo cka dëshironte. Gjithsesi vëmendja në shtëpinë zikaltër është e gjitha te sfida që do të zhvillohet në stadiumin Castelani me trajnerin Mancini që vlerësoi Empolin si një kundërshtar shumë të vështirë. ” Në përgjithësi kjo në të cilën ndodhemi nuk është një periudhë e thjeshtë. Pastaj të luash në Empoli gjithcka bëhet akoma edhe më e vështirë. Ata aktualisht po bëjnë shumë mirë kjo për meritë edhe të trajnerit Giampaolo. Cfarë i mungon Interit për të fituar kampionatin? Në këtë moment është akoma shpejtë për të folur, sezoni është ende shumë i gjatë. Gabime rrugës do të ketë gjithmonë por ajo që duhet të bëjmë ne është t”i përmirësojmë sa më shumë ato”. Më pas Mancini u ndal te merkato, teksa theksoi se Interi do të lëvizë shumë pak për të mos thënë aspak në Janar. ” Për të përmirësuar skuadrën që kemi aktualisht në dispozcion na nevojiten para , por me rregullat e vendosura nga Uefa në lidhje me fair play-in financiar nuk mund të lëvizim në merkato. Më duket e vështirë të shpezojmë shumë para për ndonjë futbollist të madh. Brozovic mund të sakrifikohet? Ai e ka rritur shumë nivelin e lojës së tij gjatë muajve të fundit nëse vazhdon kështu mund të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në Botë. Ne nuk kemi ndërmend ta shesim Marcelon edhe nëse na vjen një super-ofertë.  Për momentin jemi mirë kështu, e rëndësishme është që asnjë nuk dëshiron të largohet”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency