Ish-prokurori: SPAK-u i komanduar nga qeveria

0
76

Ish-prokurori, Gentian Trenova deklaroi se e ka bindje se SPAK-u dhe gjithë institucionet e drejtësisë kanë pasur një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria, kryeministri dhe nga një grup personash që rrinë pranë tij dhe që marrin urdhra të drejtpërdrejtë prej tyre për çështje të veçanta, se: “Kë duhet të godasim?”, “Kë duhet të hetojmë?”, apo edhe çështjet në gjykata.

Dhe situata ndoshta në këtë moment mund të jetë ndërlikuar pak. Sepse janë shumë çështje, ka një presion të madh ndaj SPAK-ut nga publiku dhe ndërkombëtarët për të pasur rezultate.

Dhe deri tani goditjet që ka bërë SPAK-u kanë qenë më shumë për të kënaqur këtë pritshmëri nga të huajt më së shumti, dhe ka goditur vend e pa vend, edhe pa prova, thjesht për të kënaqur këtë pritshmëri. Dhe kjo duket se mund të çojë në një dalje jashtë kontrollit nga Qeveria të kësaj strukture.

Janë goditur personazhe të nivelit të rëndomtë. Dhe kjo është luftë për statistikë për të shitur këtë reformë për sukses, por kjo nuk bind askënd, ndaj këto prokurorë duket se janë të pabesueshëm.

Dhe mendoj se këto goditje janë bërë si shpërthime me mina të kontrolluara, që të goditet por të mos prishet asgjë”, u shpreh Trenova i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here