Vesa Luma, edhe unë si ju!

0
148

Këngëtarja e njohur Vesa Luma kërkon të ndajë lajmin e saj të gëzueshëm me fansat, se ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe thekson se tani është edhe ajo shqiptare si shqiptarët e Shqipërisë. Vesa thekson ama se vërtet e thotë me mburrje dhe krenari që është bërë shtetase shqiptare, por po ashtu mban me krenari shtetësinë kosovare.

Ndërkohë nuk dihen shkaqet pse Vesa Luma e tregoi marrjen e shtetësisë vetëm sot, pasi ajo në të vërtetë e ka marrë nënshtetësinë shqiptare që më 6 gusht 2012, me një dekret të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Sipas dekretit nr 7729, bazuar në propozimet e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrit të Brendshëm, iu dha nënshtetësia, shtetases së Republikës së Kosovës, Vesa Nahil Luma.

Ligji shqiptar lejon dyshtetësinë duke mos penguar askënd që të mbajë më shumë se një pasaportë dhe shtetësi.

Ja dhe mesazhi i plotë i publikuar sot nga Vesa Luma:

E dashura Shqipëri,
Me mburrje dhe krenari them se kam marr dhuratën më të mirë për këtë “100 vjetor”, duke u bërë shtetase Shqiptare dhe duke mbartur me krenari gjithashtu shtetësinë Kosovare.
Në këtë 100 vjetor, unë si artiste, në pamundësi për të bërë më shumë, i premtoj Shqipërisë së Madhe që më ofroi gjithë këtë pasuri shpirtërore dhe artistike, se ne çdo moment të jetës, do të mundohem ta bëj krenare, duke u munduar që përmes artit dhe këngës të vë në pah shpirtin pozitiv e të pastër Shqiptar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency