Busti i Ismail Qemalit, gafa e Ramës me akuzat për gërmat

0
164

Kreu socialist Edi Rama ka gabuar dje në konstatimin e tij në lidhje me gërmat e emrit të Ismail Qemalit, të vendosura në monumentin e patriotit që shpalli pavarësinë e vendit. Në një reagim në rrjetin social twitter rreth orës 19:00, duke publikuar foton me një germë të mangët në emrin e Ismail Qemalit, përkatësisht shkronjës L,  Rama theksoi se,: “Shikojeni sesi ia kanë shkruar vulgarët emrin Ismail Qemalit në shtatoren e inauguruar sot për faqen më të zezë”. Por ky konstatim i kreut socialist ishte i pasaktë, pasi që në orët e drekës, kryeministria kishte publikuar foto të kreut të qeverisë Berisha, duke vendosur lule te monumenti i Ismail Qemalit, ku në një nga fotot, duket qartë se emri i patriotit që shpalli pavarësinë në vend ka qenë i saktë dhe i rregullt në momentin e inagurimit të monumentit. Në të vërtetë, kritika e Ramës duket se ka qenë e pavend për mazhorancën qeverisëse, kur për tu kritikuar është fakti se pas inagurimit nga Berisha, një ndër shkronjat nuk ka qëndruar më në shtatoren e shpallësit të pavarësisë dhe ka rënë. Por besojmë se kjo do pak ose aspak gjë për tu ndrequr, kur nga ana tjetër duket se kreu socialist ka qenë tërësisht i painformuar për atë ccka kishte ndodhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency