Avokatët e Berishës depozitojnë në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

0
47

Teksa kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie për dosjen ‘Partizani’, avokatët e tij kanë kërkuar që të përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka.

Ata pretendojnë se Gjoka është në kushtet e papajtueshmërisë, për shkak të ekzistencës së një vendimi të Gjykatës Administrative të Athinës, të vitit 2004, për ndalim të lëvizjes së Gjokës në zonën Shengen për 10 vite, vendim që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Në seancën e 14 majit avokatët ftuan gjyqtaren Gjoka të hiqte dorë nga gjykimi, duke i prezantuar vendimin e palës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here