Kuronte me sodë buke pacientët me kancer, Apeli “fal” mjekun italian / HISTORIA

0
135

Gjykata e Apelit Tiranë i “fal” burgun Tullio Simoncinit, mjekut italian të dënuar për “mjekim të pakujdesshëm” të një 27-vjeçari.

Mjeku ishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burg nga Shkalla e Parë, si përgjegjës për vdekjen e italianit Luca Olivoto, pas një terapie me sodë buke për kurimin e tumorit. Dënimi i tij u dha në mungesë, pasi i pandehuri u gjykua në gjendje të lirë. Në përfundim të gjykimit të Apelit, një treshe gjyqtarësh la në fuqi deklarimin e fajshëm të të pandehurit. Por në të njëjtin vendim u pezullua ekzekutimi i dënimit me burg për mjekun italian, duke e lënë atë në liri me kusht për një periudhë 18-mujore. Apeli urdhëron të pandehurin Simoncini të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës një herë në tre muaj.

“Gjykata e Apelit vlerëson se, për të pandehurin Tullio Simoncini ka vend të aplikohet neni 59 të K.Penal, duke i pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim dhe duke e vënë në provë të pandehurin për një periudhë prej 18 muajsh”, thuhej në vendimin e Apelit, pas parashtrimit të rrethanave të mbajtura parasysh nga Gjykata në masën dhe llojin e dënimit. Rrethanat e parashtruara ishin fakti që vepra e kryer ishte shumë e rëndë, i ndjeri Olivoto konsiderohej si pacient i pashpresë për jetë, Simoncini rezulton i padënuar më parë, me arsim të lartë dhe se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj veprës.

Sipas këtij vendimi të Apelit, ndonëse u la në fuqi fajësia e tij, mjeku italian nuk do të shkojë në qeli. Në të njëjtin vendim, Apeli la të pandryshuar deklarimin e pafajshëm të mjekut tjetër italian, të pandehur në të njëjtën dosje, Roberto Gandini. Mjekët Simoncini dhe Gandini u morën si të pandehur për ngjarjen e ndodhur në tetor 2012. Sipas Prokurorisë, Luca Olivoto, i diagnostikuar me kancer, ndërroi jetë në 18 tetor 2012, si pasojë e disa komplikacioneve shëndetësore të krijuara pas një kure me sodë buke nga mjeku Tullio Simoncini.

Ky i fundit e kishte udhëzuar atë të udhëtonte nga Italia në Tiranë, ku do t’i nënshtrohej një kure me sodë buke. Më herët, i riu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për vendosjen e një kateteri, ndërhyrje e drejtuar nga Simoncini dhe e realizuar nga Gandini. Sipas Prokurorisë, në shtetin italian, mjekut Tullio Simoncini i ishte hequr licenca e ushtrimit të profesionit. Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here