Nishani: S’kam përplasje me qeverinë, bindja ime nuk ndikon në përmbushjen e detyrës

0
162

Bujar NishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, duke folur për marrëdhëniet me mazhorancën e re, hodhi postë zërat për përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i shtetit theksoi se edhe pse politika ka tentuar shpesh herë ta bëjë pjesë e ‘luftës’ së saj, ai ka përmbushur detyrat Kushtetuese.

“Nuk kam pasur përplasje, kam qenë në përmbushje të detyrave të mija Kushtetuese. Natyrisht që lufta politike ka tentuar të përfshijë dhe Presidentin e Republikës. E rëndësishme është që institucionet ti ndërtojnë marrëdhëniet e tyre në bazë të respektit institucional”, – theksoi Nishani.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetares në lidhje me punësimin e zyrtarëve të lartë të ish-kryeministrit Berisha, Nishani sqaroi se bindjen politike nuk ndikojnë në sjelljen institucionale të asnjë individi.

“Të punosh me njerëz qe kane parime dhe besime politike te ndryshme nuk është ndonjë shqetësim. Lufta e klasave është lënë pas që në vitin 1992. Në Presidencë ka njerëz me probleme dhe besime të ndryshme, me rendësi është se pavarësisht se i kam takuar Partisë Demokratike dhe i besoj parimeve të qendrës se djathtë, kjo nuk ndikon sjelljen institucionale dhe përmbushjen e detyrave te presidentit dhe frymën e bashkëpunimit”, – u shpreh Nishani.

Sipas kreut të shtetit, çdo hap që do tentoje ndërhyrjen e ekzekutivit dhe politikës përmes shantazhit dhe presionit do jetë e papranueshme”, – tha ai, duke shtuar sistemi i gjyqësor ka nevojë për reforma të vazhdueshme, pavarësisht arritjeve.

Në lidhje me kërkesën e ish-kryeprokurores Ina Rama për të kaluar gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Nishani sqaroi: “Mesa jam i informuar zonja Ina Rama ka bërë kërkesë për të kaluar jo në vendin e saj të mëparshëm të punës, si gjyqtare në Krimet e Rënda, çka nuk është pranuar. Ajo ka të drejtë të aplikojë për Gjykatën e Apelit, por vendimi i mbetet KLD-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency