ISIS merr përsipër autorësinë e sulmit ndaj kishës në Francë

0
154

Grupi Shteti Islamik (ISIS) konfirmoi se sulmi i zhvilluar të martën në një kishë në Francë, gjatë së cilës një prift u vra me thikë, ishte ekzekutuar nga ushtarët e tij, sipas agjencisë AMAQ, një organ i propagandës së grupit xhihadist. “Autorët e sulmit u ishin përgjigjur thirrjeve për të marrë në shënjestër vendet e koalicionit ndërkombëtar që luftojnë ISIS-in në Irak dhe Siri”, sipas AMAQ. Presidenti francez, François Hollande, që kishte vajtur në vendngjarje në Saint-Etienne-du-Rouvray, kishte konfirmuar më parë se sulmi ishte zhvilluar nga dy terroristë që ishin shpallur të ISIS-it.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here