Sherr në një parukeri në Tiranë, vajzën e nxjerrin jashtë për flokësh (VIDEO)

0
135

Të gjithë e dimë se parukeritë janë vendi i thashethemeve duke qenë se është një vend i mbushur plot e përplot vetëm me femra. Por këto thashetheme ndonjëherë rezultojnë “fatale”, pasi ndodh që femrat të mos bien dakord mes tyre. E nëse ato nuk bien dakord dhe kanë mendime të ndryshme, duhet të përgatitesh për “luftën” e radhës.

E të mos kishin qenë disa persona të pranishëm që të ndërhynin, kjo do kishte ndodhur në një parukeri në mes të Tiranës, në rrugën e Durrësit.

Sipas raportuesit i gjithë sherri ka ndodhur mes një çifti dhe mes stafit të parukerisë. Fillimisht vajza ka qenë brenda qendrës estetike vetëm kur ka plasur sherri, e cila është shtrirë përtokë duke e kapur për flokësh nga stafi i qendrës. Pas kësaj një djalë ka hyrë menjëherë brenda, ndaj të cilit kanë vijuar goditjet nga të gjitha vajzat e tjera të cilat ndodheshin brenda.

Raportuesi shprehet se nuk dihet nëse vajza e konfliktuar me stafin e qendrës estetike ishte kliente, apo kishte ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë nga pjesëtaret e stafit.

Më poshtë videoja që tregon momentin kur vajza dhe djali, të cilët janë zënë me stafin dalin nga parukeria, ndërsa vajza të tjera i ndjekin nga pas.JOQ