John Kery kërkon rritje masash për luftën kundër ISIS

0
145

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ta shtoj bashkëpunimin në ndarjen e informacioneve dhe të jetë më efikas në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas Kerry-t ky grup po synon rritjen e rekrutimeve duke përdorë gjuhë të reja dhe duke lëvizur në hapësira të reja.

Kerry tha në Uashington se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po bën progres në luftën kundër Shtetit Islamik dhe se numri i militantëve të grupit është zvogëluar.

Sipas zyrtarit amerikan, fitorja në përpjekjet për çlirimin e qytetit Mosul në Irak nga Shteti Islamik, do të ishte “pikë kritike e kthesës” në këtë luftë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here