Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PD? Basha-deputetëve: Votoni në unanimitet!

0
147

Shefi i opozitës, Lulzim Basha iu ka kërkuar deputetëve të PD-së të votojnë në unanimitet reformën në drejtësi. Sipas burimeve të brendshme nga selia blu, mësohet se kryedemokrati ka shpjeguar në mbledhjen e grupit formulën e konsensusit, që përcakton se zgjedhja e anëtarëve të KLP dhe KLGJ bëhet me konsensusin e opozitës.

“Votoni në unanimitet. Reforma në drejtësi është një nga më themeloret. Aplikimi i reformës, përcaktues për produktin”, ka thënë Basha.

Ndërkohë që në një prononcim për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha tha se me pranimin e propozimit të ri, PD arriti objektivat e përcaktuara që në fillim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here