Mashtrim kompjuterik dhe pastrim parash, Gjykata e Tiranës dënon me burg shtetasin italian

0
123

Gjykata vendos 9 vjet heqje lirie  për shtetasin Stefano Botura. Transaksionet i ka kryer përmes aparatit POS të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri

 

Besar Bajraktaraj

 

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për një shtetas italian i cili akuzohej për veprat penale “mashtrim kompjuterik” dhe “pastrim parash”, në vendin tonë. Gjykata dënoi me 9 vite burg shtetasin  Stefano Botura.

Shtetasi italian është dënuar për kryerjen e disa transaksioneve bankare, që në shifra kapnin shumën rreth 1 miliardë lekë të vjetër. Transaksionet ai i ka kryer në tetor të vitit 2015, në një hark kohor prej 4 ditësh përkatësisht në datat 03-06 Tetor 2015, ku ka përvetësuar një pjesë të parave.

Shtetasi Botura këto transaksione i ka kryer përmes aparatit POS të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, aparaturë përmes të cilës mund të paguash me kartë bankare në dyqan.

Ai ka përdorur 6 karta të ndryshme, të lëshuara nga banka të shtatë shteteve të ndryshme, për transaksionin e parave. Aparatin elektronik ai e kishte montuar në një dyqan, në dyqani me emërtimin “Evolveo” i regjistruar në QKR si HRS Group, që ishte në emër të tij në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, Vendimi ndaj shtetasi italian Stefano Botura u shpall nga treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Migena Laska. Gjithsej ndaj shtetasit italian u zhvilluan nëntë seanca shqyrtimi gjyqësore, ku gjykata i vlerësoi si të provuara dy akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

 

Skema e mashtrimit nga italiani

Gjykata e Tiranës, ka sqaruar se i pandehuri Botura ka shfrytëzuar shërbimin bankar të një transaksioni rimbursimi përmes aparatit POS. Gjithashtu gjykata shpjegon se ky shtetas pasi ka kryer transaksionet, nnëpërmjet një opsioni në aparatin POS, i cili quhet “Refund Option”, ai ka kthyer me të njëjtat karta shuma më të mëdha se ato që ai ka proceduar në blerje fillimisht. Gjithashtu dhe sipas Prokurorisë, totali i transaksioneve të kryera me këtë opsion në aparatin shkon në shumën 91,760,000 lekë. Nga kjo shumë e transferuar ky shtetas ka përfituar shumën 18,155,000 lekë, shumë e cila i është marrë bankës së nivelit të dytë në vendin tonë. . Ky lloj opsioni pavarësisht se debiton llogarinë e biznesit të tij, i cili është lidhur me POS, fondet i ka transferuar në llogaritë e kartave.

Pra, ato mund të merren me kartë, mund të transferohen nga llogaria e klientit ose të tërhiqen fizikisht. “Detyrimi i tregtarit kundrejt bankës së nivelit të dytë si rrjedhojë e kryerjes së transaksioneve nëpërmjet opsionit ‘Refund’ është 686 048 667 lekë. Këto para i pandehuri i ka tërhequr një pjesë dhe një pjesë tjetër i ka transferuar në llogari të tjera që i përkasin atij apo personave të tjerë, me qëllim paraqitjen e tyre si para që nuk kanë origjinë të dyshimtë, dhe pse janë produkt i veprës penale të konsumuar nga i pandehuri”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

 

Kush është Stefano Botura

 

43-vjeçari italian , para se të arrestohej në Shqipëri ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Më herët shtetasi italian ishte i dënuar për të njëjtën vepër që është ndaluar dhe dënuar tashmë në Shqipëri. Gjykata e Romës kishte më herët kishte vendosur 8 vjet e 11 muaj heqje lirie.

Lidhur me këtë shtetas autoritet italianë kanë kërkuar që ai të ekstradohet në vendin fqinj. Ata i janë drejtuar më një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, ku kërkonin ekstradimin e tij. Por kërkesa e palës italianë nuk është miratuar nga pala shqiptare e cila vendosi që shtetasi Botura të dënohet me 9 vite burg, një muaj më shumë se ç’ishte dënuar në vendin e tij.

Ky shtetas u arrestua së bashku me shtetas të tjerë, një shtetas shqiptar dhe një zviceran. U arrestuan me të dhe shtetasit: K. S. 23 vjeç, lindur në Fier e banues me qera në Tiranë, ku u procedua në gjendje të lirë për veprën penale të “moskallëzim të krimit”, dhe shtetasi D. P. 47-vjeç, lindur e banues në Lugano Zvicër, i dënuar më parë për trafik droge në Spanjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here