Ndryshim, zhvillim ekonomik dhe punësim për të gjithë qytetarët
Projekti i parë i madhë ka nisur të ndërtohet, ndërsa për dy të tjerët punimet nisin shumë shpejt
Do të jenë 3 projektet të cilat do ta bëjnë Tiranën një qytet Evropjan. Ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë më trafik, nuk do të ketë probleme në lëvizjen e qytetarve dhe mbi të gjitha do të ketë një orjentim të qartë për qytetarët që vijnë nga rrethet e tjera. Tri projektet e mëdha do të jenë, Bulevardi i tiranës, Terminali i Autobuzve dhe Trami. Projekti i bulevardit ka filluar punimet, projekti i terminalit të autobuzve është drejt nisjes dhe shumë shpejt do të nisë puna dhe për ndërtimin e Tramit. Të 3 këto projekte kanë qënë premtime të Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe brënda disa vitesh do të jenë një realitet i kapshëm për të gjithë qytetarët. Përvecc ndryshimit rrënjësor të qytetit do ti jepet një hov i ri zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Për të tri projektet pritet të punësohen mijëra qytetarë dhe më në fund periferi e tiranës do të ketë të njëjtën rëndësi si qëndra.
Terminali i autobuzve dhe trenit
Stacioni i ri i trenit, i autobusëve inter-urban do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 85 000 m2 e cila do të jetë qendër multi funksionale me të gjitha shërbimet tregtare, operacionale dhe administrative. Ky terminal do të mbulojë gjithë trafikun inter-urban të Shqipërisë veriore, perëndimore dhe jug-perëndimore, e cila zë mbi 75% të fluksit të udhëtarëve. Ky investim do të jetë financim i një prej bankave ndërkombëtare. Kohëzgjatja e zbatimit është parashikuar për 36 muaj. Në terminal parashikohet:
– Në katin përdhe, stacioni i tramvajit dhe trenit, depoja e tramvajit si dhe qendra e pajisjeve hekurudhore
-stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi të kompanive të transportit shqiptar
-stacion për autobusë ndërqytetas
-stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi nga kompanitë e huaja të transportit
– taksi-van, zonë parkimi dhe një tarracë në formë katrore publike, në kufi në perëndim me terminalin e autobusëve urbanë
– parkimi i autobusëve, mikrobusëve dhe automjeteve të tjetra të transportit të pasagjerëve
-linjë për stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana
– rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj, në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit, ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve.
Trami
Linja e Tramvajit Kinostudio – Kombinat
Linja do të lidhë lindjen me perëndimin e qytetit të Tiranës, e cila aktualisht është zona me fluksin më të madh të udhëtarëve. Për këtë do të përdoret Sistemi i Lehtë Hekurudhor (LRT), prej rreth 10 km gjatësi. Ky do të jetë financim bankar me kredi të butë dhe me bazë operimi PPP (Partneritet Publik dhe Privat), si dhe me koncesion, nga ku rreth 45 % e investimit do të jenë punime civile, ndërsa pjesa tjetër do të jetë për Trena dhe Sistemin e Operimit, depot e riparimit dhe parkingun. Kohëzgjatja e projektit do të jetë 36 muaj.
Linja e Tramvajit “Sheshi Nënë Tereza” – Terminali Multi – Funksional
Linja do të lidhë veriun me jugun e qytetit të Tiranës. Për këtë do të përdoret Sistemi i Lehtë Hekurudhor (LRT) prej rreth 7 km gjatësi. Ky do të jetë financim bankar me kredi të butë dhe me bazë operimi PPP (Partneritet Publik dhe Privat), si dhe me koncesion, nga ku rreth 45 % e investimit do të jenë punime civile dhe pjesa tjetër për Trenat dhe Sistemin e Operimit, depot e riparimit dhe parkingun. Kohëzgjatja e projektit do të jetë 36 muaj.
Bulevardi
Në fazën e parë të punimeve, që ka nisur nga Stacioni i Trenit, përfshihet një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike, disa institucione kulturore dhe artistike, qendra biznesi etj. Ndërtimi i bulevardit të ri do të shtojë mbi 150 mijë metra katrorë gjelbërim, përgjatë aksit të tij, ose afërsisht 5 herë më shumë se parku “Rinia”. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane, që ndikohet nga ky projekt, është 14 km katror. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë urbanizimin me standarde bashkëkohore të 1/5-tës së qytetit të Tiranës dhe ndërtimin e një poli të ri zhvillimi në kryeqytet.
Rikthehet gripi, 11 mijë të sëmurë
Stina e vjeshtës ka sjellë edhe shtimin e rasteve të pacientëve me grip. Infeksionet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kanë qenë më prezentë në pjesën më të madhe të pacientëve që kanë marë ndihmë mjekësore. Mbi 11 mijë rast, raportohen nga siptalet dhe qendrat shëndetsore, me diagnozë gripin ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre i përkasin grupmoshës pediatrike. Ish- Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Ardian Hoxha ju bën apel qytetetarëve që të marrin masa, ndërkohë që shprehen se instituti çdo ditë merr mostra për të analizuar viruset që qarkullojnë në vend. “Sipas OBSH-së është java e fillimit të sezonit të gripit dhe tabloja ndyshon që në këtë moment. Kjo do të thotë që kemi një tendencë në rënie të sëmundjeve diareike dhe kemi një tendencë në rritje të rasteve me infeksione të sipërme dhe të poshtme të rrugëve të frymëmarrjes. Këto lidhen me ndryshimet e momentit, si ndryshimi i temperaturave dhe i sezonit”- tha Ardian Hoxha. Aktualisht në farmacitë e vendit disponohet vaksina anti grip e një viti më parë. Sipas specialistëve tashmë është periudha që të gjithë qytetarët e në veçanti kategoritë më të riskuara si fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit ta marrin atë, por ndërkohë këto ditë sipas burimeve nga ISHP pritet që të shpallen edhe rekomandimet përkatëse nga OSHB se çfarë shtamesh do të ketë vaksina e re anti grip për këtë vit e cila do të jetë gati pas disa javësh.
Të rinjtë italianë, nuk bëhen dot mjekë në Itali dhe zgjedhin Shqipërinë
Studentët italianë që studiojnë në vendin tonë janë vënë në qendër të mediave më prestigjoze të vendit fqinjë, Itali.
E përditshmja “Il Corriere della Sera” shkruan për ata persona që nuk kalojnë dot provimin për të hyrë në fakultetet me numër të kufizuar praninesh dhe gjejnë zgjidhje në anën tjetër të Adriatikut, Shqipëri. Arsyeja është pasi diploma e tyre është e barazavlefshëm me atë që lëshojnë universitetet e vendit fqinjë.kjo diplomë merret në një nga universitete private në Tiranë. Autori i artikullit Leonard Berberi rrëfen se janë rreth 600 studentë italianë që kanë marrë pjesë në testin e pranimit vetëm në në këto dy fakultete. Sakaq raportohet se studentë italianë që studiojnë në vendin tonë pritet të rriten në numër pas provimit të pranimit në Infermieri dhe Fizioterapi. Dyndja e studentëve italianë drejt universiteteve shqiptare vjen si pajsojë e reduktimit të vendeve në universitetet italiane dhe i heqjes së bonusit të maturës, thuhet në artikull.