Moska zyrtare: NATO po përqëndrohet shumë në një kërcënim rus që nuk ekziston

0
124

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se samiti i NATO-s tregon se aleanca është duke i përqendruar përpjekjet e saj në një kërcënim që nuk ekziston nga Rusia.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, nëpërmjet një komunikate të publikuar të dielën, ka thënë se Moska do të kërkojë sqarime rreth planeve të aleancës gjatë takimit të Këshillit NATO – Rusi, që do të mbahet më 13 korrik.

Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka thënë se do të kërkojë sqarime nga NATO edhe rreth një plani finlandez për të përmirësuar mbrojtjen ajrore mbi Detin Baltik.

NATO-ja më parë ka njoftuar se është duke planifikuar rritjen e bashkëpunimit ushtarak me Finlandën dhe Suedinë duke shtuar ushtrimet ushtarake dhe duke rritur ndarjen e informacioneve, pasi shtimit të aktiviteteve ushtarake të Rusisë nga ajri dhe deti.

Samitit të NATO-s, që ka përfunduar punimet të shtunën, është dominuar nga autorizimi formal i planeve për vendosjen e katër batalioneve me nga 1 mijë trupa në Poloni dhe shtetet Baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni.

Batalionet do të udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania dhe Gjermania.

Zyrtarët e NATO-s kanë thënë se këto batalione janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj agresivitetit rus, që konsiderohet edhe si veprimi më i rëndësishëm i tillë i NATO-s prej fundit të Luftës së Ftohtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 9 korrik se Rusia ka rritur kapacitetet e saj ushtarake, ka modernizuar forcat e armatosura dhe trefishuar buxhetin për mbrojtje gjatë viteve të fundit.

Ai, gjithashtu, ka thënë se Moska është treguar e gatshme për të shfrytëzuar forcën ushtarake kundër fqinjëve të saj, kundër Ukrainës duke e aneksuar jashtëligjshëm Krimenë dhe duke e destabilizuar Ukrainën lindore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here