Gjata: Basha vazhdon betejën donkishoteske, s’mund të kemi kryetar që ndërron brava

0
264

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Çlirim Gjata, në intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, deklaroi se Basha vazhdon me betejën e vet donkishoteske.

Gjata thekson se do të ndodhë rikonstruksioni i Partisë Demokratike.

“Basha vazhdon betejën e vet donkishoteske, ngërçi në PD po shkon drejt zgjidhjes. Do ta rikonstruktojmë PD-në. Janë 43 mijë anëtarë të PD që e kanë shkarkuar Lulzim Bashën e pas kësaj thotë se ka një Kuvend, që ka shkarkuar Berishën, sipas tij. Nuk mund të kemi kryetar që ndërron brava.

Ne do të rikonstruktojmë Partinë Demokratike. Partia është e anëtarëve dhe Basha është në kuadër të përjashtimit dhe shkarkimit. Ka pasur informacion se në PD ka pasur persona të armatosur. Nuk do ketë asnjë përplasje, do ikin shumë lehtë që aty”, deklaroi Gjata.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here