15 kg drogë në kondicionerin e makinës, arrestohet 23-vjeçari në Murriqan

0
202

Efektivat e Policisë Kufitare në Muriqan në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve Shkodër, kanë arrestimin në flagrancë Eldi Aldisha, 23 vjeç, banues në Tiranë, në tentativën për të trafikuar 15 kilogramë kanabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Renault” me targa AA 689 JD që drejtohej Aldisha, efektivët e policisë kufitare kanë konstatuar se në depozitën e gazit të kondicionerit gjendeshin disa pako të mbështjella me natriban, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike.

 

1

 

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve ku gjatë kontrollit të imtësishëm rezultoi  se në brendësi të bombulës së gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21  pako, gjithësej 15 kg e 373 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis – Sattiva”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here