Arrestime, dhunë brutale dhe përleshje/ “Fundi i një artisti, lufta me kalamajtë”

0
168

Policia e Shtetit ka nisur një ofensivë të jashtëzakonshme ndaj protestuesve, duke i dhunuar, goditur dhe shoqëruar, shpesh pa ndonjë arsye të qartë, por me qëllimin për ta shuar me çdo kusht protestën.

Mbrëmjen e sotme, janë shoqëruar edhe qytetarë, që qëndronin të ulur në trotuar (foto më poshtë).

Po kështu, këto ditë kemi parë akte dhune të paprecedenta dhe jo proporcionale të policisë së shtetit, kundër qytetarëve, kryesisht të rinj, disa prej tyre edhe minorenë. Një prej të rinjve është goditur në mënyrë brutale dhe është gjakosur edhe pse bërtiste “Po largohem, nuk ju bëra asgjë”.

Por si mund të shpjegohet kjo ofensivë e pushtetit ndaj një grushti fëmijësh? Gazetari Andi Bushati e quan këtë “operacion” të regjimit të Edi Ramës, “Fundi i një artisti, lufta me kalamajtë”.

Me sa duket, pushteti absolut i Edi Ramës, aq shumë i ka ngushtuar hapësirat, sa ka mbërritur në pikën kur mund të rrezikohet edhe nga disa adoleshentë të zemëruar, ndaj “kalamajtë” që kanë vërshuar nëpër rrugë, po goditen dhe përndiqen në mënyrë të paprecedent.

FOTO:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here