Alexey Navalny jep intervistën e parë nga burgu

0
119

Kritiku i Krimlinit Alexei Navalny ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu për The New York Times.

Në intervistën e publikuar ditën e djeshme 45 vjeçari është shprehur se ditët e punës së rëndë kanë mbaruar në burgjet e Rusisë dhe janë zëvëndësuar me atë që ai e quajti ‘dhunë psikologjike’ të shpërlarjes së trurit me anë të propagandës.

Navalny  po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Pokrov, 100 km në lindje të Moskës.

‘Është një si një kamp pune kinez, ku të gjithë ecin në rresht dhe videokamerat janë varur kudo. Ekziston një kontroll i vazhdueshëm dhe një kulturë grabitje’.

Ai tha se rojet i vëzhgonin ata ndërsa shikonin orë të tëra propaganda shtetërore, duke mos i lejuar të lexonin ose shkruanin dhe të zgjonin të burgosurit nëse ata i zinte gjumi.

Por Navalny ka treguar nota optimiste për të ardhmen e sundimit të Vladimir Putinit, duke këmbëngulur se një ditë do të përfundonte.

‘Herët a vonë ky gabim do të rregullohet dhe Rusia do të kalojë në një rrugë demokratike evropiane të zhvillimit. Thjesht sepse kjo është ajo që njerëzit duan’ është shprehur ai.

Ai gjithashtu përsëriti kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverive evropiane për saksionet ndaj Rusisë, të cilat sipas tij dëmtojnë më shumë popullin rus sesa ata në pushtet.

Navalny hodhi poshtë dhe zërat se ishte sulmuar në burg duke treguar se ai argëtohej madje me shokët e burgut duke gatuar.

Kritiku i Kremlinit nuk ka heshtur që nga burgimi i tij në mars, duke publikuar dhe një letër nga burgu dhe gjithashtu dhe postime në media sociale, por intervista me Time ishte e para që nga burgosja e tij.

Një total prej 54 faqesh të shkruara me dorë me përgjigjet e Navalny thuhet se janë në dorë të gazetarëve.

Sipas vendimit të çështjeve gjyqësore të ngritur kundër tij ai ka shkelur kërkesat e lirimit me kusht në Rusi gjatë kohës së qendrimit të tij në Gjermani.

Dëmini i tij është kritikuar nga shumë vende dhe shihet si i motivuar politikisht.

Kremlini ka mohuar helmimin e Navalny dhe është shprehur se dënimi i tij nuk është politik.

Ndërsa këtë muaj ai është akuzuar për krime të reja që mund të zgjasin kohën e qëndrimit në burg edhe për tre vite.

Nëse shpallet fajtor ai mund të lirohet vetëm pas vitit 2024, vit kur Rusia ka planifikuar të mbajë zgjedhjet presidenciale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here