Ukrainë/ Vritet “Chupacabra”, krijesa mistike gjakpirëse që po terrorizonte komunitetin

0
150

Banorët e një fshati në Ukrainë pretendojnë se kanë vrarë një kafshë mistike e njohur me emrin chupacabra.

Krijesa, që thuhet se thith gjakun e viktimave të saj, sipas “The Sun” mësohet të jetë vrarë në fshatin Rukshin, të Ukrainës.

Banorët e zonës, prej disa kohësh ankoheshin se një kafshë vampir po terrorizonte komunitetin. Ata thonin se kafsha po ushqehej me bagëtitë e tyre, duke i pirë gjithë gjakun që kishin në trup. Madje banorët e fshatit nisën të kishin frikë që të largoheshin nga banesat për të mbrojtur bagëtitë.

 

chupaa

 

Por njëri prej tyre, Ivan, pretendon se ka arritur ta kapë këtë krijesë dhe e ka vrarë.

Trupi është marrë në dorëzim nga veterinerët që po e studiojnë, por deri më tani nuk kanë mundur të thonë se çfarë është.

Kafsha përngjan me dhelprën afrikane, por dhëmbët, qafa, veshët dhe putrat janë shumë më të mëdha.

Legjenda e chupacabras vjen nga folklori i Amerikës Latine dhe raportohet se për herë të parë është parë në Puerto Rico. Që prej asaj kohe, chupacabra është parë edhe në vende të tjera si Maine, afër kufirit me Kanadanë, ashtu sikurse edhe në Kili. Krijesa është raportuar të të parë edhe në Rusi, Ukrainë e Kazakistan.

Emri i saj do të thotë “dhi – vampir”, për shkak të faktit se thith gjakun e viktimave të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here