Deklaratat e Veliajt për LSI, Braimllari: Është në hall të madh, e kanë spostuar në kryetar të Bashkisë së Kavajës, LSI nuk ka patronazhistë

0
292

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka komentuar sistemin e patronazhimit të Partisë Socialiste. Braimllari tha se LSI ka një strukturë tjetër e bazuar tek të rinjtë. Ndërsa teksa komentoi deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Braimllari tha se ai është në hall të madh pasi në vend që të kryejë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës e kanë spostuar në kryetar të Bashkisë së Kavajës.

Pjese nga intervista

‘LSI-ja është një forcë që e bazon të gjithë energjinë e saj tek të rinjtë.

Keni patronazhist ju?

Nuk ka lidhje fare. Kemi komplet strukturë tjetër funksionimi, që është e jashtëzakonshme dhe keni për ta parë më 25 prill. Ne jemi një forcë politike që investojmë tek të rinjtë, tek ato të rinj të cilët duan t’i shërbejnë vendit. Investimi tek të rinjtë, tek 18 vjeçarët, 25 vjeçarët.

Ama pjesëmarrja e të rinjve në votime është shumë e ulët, për fatin e keq të Shqipërisë…

Gjithmonë të rinjtë që kanë marrë pjesë në votime, mbi 80% kanë qenë që kanë votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të gjitha strukturat e LSI-së, nga Tirana në të gjithë Shqipërinë, janë struktura të reja, me vajza dhe djem të rinj, energjikë, të arsimuar ekselentë e të tjera me radhë. Pikërisht kjo filozofi, kjo energji pozitive që LSI-ja ka në terren, kjo forcë e cila është e jashtëzakonshme, për një arsye: për të shkatërruar monopolin e politikës së vjetër. Ndaj ndihet në siklet ai qesharaku i Tiranës. Pse ndihet në siklet?

E di çfarë bëri Erion Veliaj në 2015? Unë drejtoja shtabin e Tiranës. Merrte në telefon në 3 të mëngjesit aman të lutem shko pak në Zall Herr se kam merak LSI-në atje se ça po bën, po punon apo jo. Pra, ku është meraku i këtij. Ky është qesharak dhe keni për ta parë më 25 prill sesi do të shkatërrohet më 25 prill Erion Veliaj e të gjithë të tjerët me radhë. Ai vërtetë ka një merak, e kuptoj se është në siklet të madh. Sepse e kanë spostuar nga kryetar i Bashkisë së Tiranës në kryetar të Bashkisë së Kavajës, ky është meraku i tij’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here