Gazetari Adi Shkëmbi tha se sot qeveria ka mbyllur lokalet dhe restorantet në vend, si dhe ka mbyllur shkollat për tre javë. Gjithashtu, shqiptari që jeton në Kanada u shpreh se për mëpërkëmbjen e kësaj situate, qeveria po mendon të ndihmojë bizneset me një fond prej 300 milionë dollarë.
“Që nga dje ka shtim masash nga autoritetet për të kontrolluar përhapjen në masë të koronavirusit. Nga dje kryeministri tha se nuk do të lejohen më të udhëtojnë drejt Kanadasë shtetasit e huaj. Sot ka ndodhur një tjetër zhvillim në provincën më të madhe të Kanadasë, ku jetojnë dhe më shumë shqiptarë. Është njoftuar mbyllja e bareve dhe restoranteve, për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Ka njerëz që kur kanë ardhur nga aeroporti iu është kërkuar të vetëizolohen, por ka dhe të tjerë që dalin me maska.
Fakti që qeveria ka marrë këto masa, që kanë ndikimm të madh në ekonomi, ka një lloj frike që mund të ketë përhapje të virusit gjatë ditëve në vijim. Në Kanada janë katër viktima nga virusi, që thuhet se kanë pasur moshë madhore. Edhe në rastin e të prekurve pjesa më vurnerabël ka qenë ajo e moshës së madhe”, tha Shkëmbi.
Si do t’i ndihmojë qeveria bizneset e mbyllura?
Është diskutuar për një buxhet rreth 300 milionë dollarë, por akoma nuk është konkretizuar dhe akoma nuk është se si do jenë ndihmat për secilën prej kategorive.
Është ulur me rreth 30% çmimi i benzinës. Se çfarë do ndodhë në ditët e ardhshme nuk dihet. Autoritetet kanë mbyllur për tre javë edhe shkollat publike./BW