Ekzekutohet në sy të gruas dhe dy vajzave shqiptari, pronar i një picerie afër kryeqytetit italian

0
110

Është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në qytezën e Velletrit, shumë pranë kryeqytetit italian Romë, shqiptari Ariton Shaskja rreth 40 vjeç, pronar i picerisë “Peccati di Gola”.

Sipas dëshmitarëve, Ariton Shaskaj, i thirrur nga të gjithë banorët e zonës Tony, është qëlluar disa herë me armë zjarri para syve të bashkëshortes e të dy vajzave të tij.

Autori i vrasjes ka mbërritur në bordin e një motori në shoqërinë e një personi të dytë.

Pasi ka zbritur nga motori ka qëlluar disa herë mbi Ariton Shaskjan, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia italiane ka sekuestruar të gjitha telekamerat e rrugës e të zonës përreth për identifikimin e autorëve të vrajses.

Piceria “Peccati di Gola” në pronësi të shqiptarit është mjaft e njohur në Velletri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here