“1 vit heshtje” Tahiri do t’i thote te gjitha sot

0
124

 

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të flasë. Ndonëse nuk dihet ende se çfarë do të thotë, Tahiri ka paralajmëruar nëpërmjet një statusi në “Facebook” se sot do të thotë disa gjëra. Ai e lë takimin në “Facebook”-un e tij.

“1 vit heshtje, sot kam disa gjera për të thënë! Shihemi në 11.00, live këtu ?”, shkruan Tahiri.

Tahiri Fb

Kjo është hera e dytë që Tahiri njofton se do të flasë para mediave. Një ditë para dorëheqjes së Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, më 27 tetor ai tha se do të jepte për mediat disa informacione me rëndësi për publikun. Por pas dorëheqjes së Xhafajt një ditë më pas, Tahiri u tërhoq nga vendimi për të folur para mediave.

Më 29 tetor, ish-ministri depozitoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bashkë me avokati i tij Maks Haxhia disa prova të reja, siç i quajti ai.

“Paraqita diçka me rendësi deçizive për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj. Do flas pas 2-3 ditësh më konkretisht, ndaj më vjen keq që keni ardhur”, tha Tahiri të hënën. Ndërkohë, pyetjes nëse ish-ministri ka frikë se do të merret i pandehur, Tahiri iu përgjigj shkurt; “Nuk kam frike. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju dy ditë”, duke paralajmëruar kështu lajme të reja.

Ndërkohë drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri. Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here