Pinjollët e Enver Hoxhës janë sot në pushtet”/ Liçaj: Berishën Nuk e perkulin kurre

0
84

Aktori Neritan Liçaj i është bashkuar protestës së demokratëve këtë të dielë në mbështetje të kreut të PD-së, Sali Berisha para banesës së këtij të fundit,

Gjatë fjalës së tij, Liçaj u shpreh se “pinjollët e Enver Hoxhës janë edhe sot në pushtet” dhe se sërish duhet që demokracia dhe liria t’i jepen popullit shqiptar duke e nisur nga rrugicat e Tiranës si para 34 vitesh. Ai theksoi se dihet mirë që Berishën nuk do mund “ta përkulin kurrë”, gjë që sipas tij e dinë SPAK, rilindja, media, etj.

“Pinjollët e Enver Hoxhës janë edhe sot në pushtet, kemi po të njëjtët Spiro Koleka, etj. Mua më vjen keq për një gjë, që pas 34 vitesh ne përsëri duhet ta nisim nga rrugicat e Tiranës për t’i sjellë demokraci dhe liri gjithë popullit shqiptar. Jemi një popull që kemi luftuar shumë, por gjithmonë jemi ngritur.

Nuk na mposhti dot Roma, Bizanti dhe nuk do të na mposhtin kurrë për sa kohë do të ketë zemra të lira që rrinë përballë regjimit të Edi Ramës të përzierë me pak liberalizëm, komunizëm e fashizëm. E dimë mirë që Berishën nuk do e përkulin kurrë, e di SPAK, Rilindja, mediat, sorosistët, etj”, tha ai mes të tjerash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here