Detajet e amnistisë së re për taksat e makinave, qytetarëve u jepet 6 muaj afat

0
169

Ministria e Financave dhe Ministria e Transportit kanë gati draftin për faljen e detyrimeve të automjeteve që kanë mbi 10 vjet pa paguar taksat. Drafti është duke u konsultuar me ekspertët e dy ministrive, por ende nuk është përcaktuar afati i miratimit në qeveri. Drafti përcakton që qytetarët kanë afat 6 muaj për çregjistrimin e mjetit pa pagesë, në rast të kundërt çregjistrimi do të bëhet nga “Transportet”.

Sipas këtyre institucioneve janë shumë automjete që prej 10 vitesh nuk bëjnë asnjë transaksion në sistem. Kjo do të thotë se ato ose kanë dalë nga qarkullimi ose nuk paguajnë asnjë taksë.

“Qëllimi i përgatitjes së projektligjit lidhet me pastrimin e të dhënave të mjeteve të transportit, të cilat për një periudhë 10­ vjeçare nuk kanë kryer asnjë transaksion, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Personat e interesuar kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transporteve për të kryer pa pagesë veprimet e çregjistrimit, apo në rast se të duan të mbajnë aktiv mjetin, duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve. Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar të gjitha detyrimet e prapambetura, duke përfshirë taksën e regjistrimit të përvitshëm të makinës, taksën vjetore të qarkullimit, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Nëse brenda 6 muajve personat e interesuar nuk bëjnë çregjistrimin, Drejtoria e Transporteve duhet të kryejë vetë çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore”, – thuhet në relacionin e projektligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here