Federer mbron Gashin

0
160

 

 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk u ftua as në 18-shen e Baselit, për ndeshjen me Young Boys. Duket se largimi nga kampionët e Zvicrës do të jetë i pashmangshëm, ndoshta që në janar, duke parë se ai nuk preferohet nga Urs Fischer, i cili pasoi trajnerin Paulo Sousa, tani te Fiorentina. Të enjten e kaluar, Shkëlzen Gashi ishte titullar në humbjen në shtëpi me Belenense për Europa League. Përkrah sulmuesit ka dalë tenisti Roger Federer, i cili vizitoi skuadrën dhe bëri një foto me Gashin. “Më duket ironik fakti që Gashi nuk ishte as në 18-she. Ai është golashënuesi më i mirë në dy edicionet e fundit. Sidoqoftë, Baseli po bën punë të mirë dhe ecën drejt titullit”, – tha Federer.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here