VIDEO/ Teknologjia në shkolla është Zero! Gazetarja tregon si ‘ia detyruan’ vajzën të blejë fyell

0
118

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë… Mësuesit në shkollë “e detyruan” vazjën e gazetares së njohur Matilda Gega që të blejë fyell për orën e muzikës.

E gjithë historia u zbulua mbrëmjen e djeshme gjatë një emisioni “Top Show” kushtuar arsimit dhe teknologjisë në shkolla. “Shkolla e së ardhmes” titullohej emisioni, ku mes të tjerëve ishte e ftuar edhe vetë gazetarja Matilda Bega, shkruan Syri.net.

Por në një nga prononcimet e saj Matilda tregoi historinë “se si e detyruan” vajzën e saj të blejë një fyell për orën e muzikës

“Teknologjia në shkollat tona është ‘Zero’, por një ‘Zero’ shumë e madhe. Nuk ekziston. Kurikulla e re kanë qendër nxënësin, nxjerr jashtë loje mësuesin: mësuesi të flasë 7 minuta, pastaj bashkëbisedim.

Për të gjitha projektet në kurrikulën e re të duhet të përdorësh internetin. Interneti në shkolla nuk ekziston. Flas për qendrën e Tiranës,  nuk ka. Kemi labtop në shpi, s’kemi printer, ku do ta printojmë, ku do ta bëjmë? Te lagjja? Lekët kush do t’i paguajë? Mami…!

Prit, ka edhe më tutje… Tani kemi lëndën e muzikës. Vjen goca e më thotë mua: ‘Duhet të blejmë një fyell!’ Unë thashë se bënte shaka…! Ik i thashë unë, do i biesh fyellit!

Duhet fyell patjetër, nesër nuk shkoj në shkollë! Ka thënë mësuesja të gjithë të blini fyellë’-tha ajo. Hap unë muzikë…, fyelli thoshte aty! Dolëm ne në mes të natës të gjenim fyell, kancelari më kancelari…”, u shpreh gazetarja Matilda Bega.

Për ta dëgjuar vazhdimësinë e historisë interesante të “fyellit”, klikoni në videon e mëposhtme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here