Arrestimi i Neranxit/ PBDNJ: Arrogancë e regjimit të pushtetit

0
135

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka dënuar shoqërimin në polici të biznesmenit Nikollaq Neranxi, duke e quajtur arrogancë të regjimit të pushtetit.

Sipas partisë së drejtuar nga Vangjel Dule, policia kapërceu limitet për arrestimin e biznesmenit duke e quajtur veprimin e djeshëm ndaj tij ‘këmbanë alarmi për lirinë e qytetarëve’.

Reagimi i PBDNJ për shoqërimin e biznesmenit Nikollaq Neranxi

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dënon pa ekuivok kapërcimin e limiteve gjatë veprimeve të Policisë së Shtetit ndaj biznesmenit N. Neranxi.

Incidente të tilla të rënda manifestojnë arrogancën regjimore të pushtetit që po zëvendëson partneritetin me biznesin me represion dhe nënshtrim. Sidomos kjo për biznesmenë që artikulohen publikisht për politikat qeveritare.

Kambanë alarmi për liritë qytetare. Duam të besojmë se origjina e biznesmenit të mos ketë qenë motiv rëndues i abuzivitetit shtetëror.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here