Armando Sadiku idhulli i tifozëve Shqiptarë

0
139

 

 

Familjarët thanë se ai është një njeri i veçantë dhe ka fituar shumë famë dhe adhurim nga djemtë të cilët duan që të bëhen futbollistë. Tashmë në Elbasan të rinjtë nuk duan që të bëhen më  si Mesi apo Ronaldo por si Armando Sadiku

 

Ndeshjet e Evropianin për Shqipërinë me shumë mundësi janë mbyllur pasi pikët që Shqipëria ka marrë janë shumë pak për tu kualifikuar. Edhe pse kombëtarja Shqiptare pritet që të kthehet në atdhe por ajo që futbollistët bënë në fushë dot mbetet gjatë në mendjen e tifozëve. Në tre ndeshjet edhe pse u munduan shumë përsëri nuk arritën që të merrnin atë që meritonin me rezultate por e morri jashtë fushës nga mbështetja e madhe tifozëve. Por jo të gjithë lojtarët arritën që të luanin dhe të shfaqnin aftësitë e tyre. Ai që shkëlqeu dhe mundi që të shënonte ishte Armando Sadiku. Sulmuesi i kombëtares pas tre ndeshjeve të luajtura dhe pas shumë përpjekjesh arriti që të shënonte.  Që nga shënimi i golit ai është bërë heroi i kombëtares por edhe i të gjithë tifozëve. Ndeshja me Rumaninë do ti ndryshonte rrjedhën e jetës sepse nga një lojtarë i panjohur tani ai është bërë një lojtarë shumë i kërkuar në merkato. Lojtari i cili luan më Vaduzin por që është në pronësi të Zyrihut ka krijuar shumë debate në Zvicër sepse të dyja skuadrat duan që ta kenë pjesë të tyre për sezonin e ardhshëm duke parë formën e mirë fizike të tij. Kërkesat për sulmuesin vijnë edhe nga skuadra në kampionate të tjera si Super Liga Turke por edhe de Biasi është interesuar që lojtari të kaloj në Seria A në Itali. Të gjitha këto kërkesa kanë ngritur në piedestal lojtarin i cili përsëri ka treguar modestin e tij.

 

Karriera e Armando Sadikut

 

Për të parë se si djali nga Elbasani arriti deri këtu duhet të shohim të shkuarën e tij.  Ai është rritur në një familje sportistësh pasi babai i tij është trajner i skuadrave të moshave në Elbasan. Që në moshë të vogël Sadiku është stërvitur bashkë me të atin dhe është provuar në shumë ekipe të qytetit të tij. Që në fillim ai ka qenë një gola shënues pasi është shpallur në disa kampionate një ndër golashënuesit më të mirë.  Në Shqipëri ai ka luajtur në ekipin e Cërrikut në vitin 2008, një vit më vonë ai kaloi te Gramozi i Ersekës duke luajtur dhe aty për një sezon dhe më pas të skuadra e Elbasanit. Kur luante për Elbasanin   ai ra në sy si një sulmues i zoti, aftësitë e tij bënë që ai të kalonte në një kampionat me nivel më të lartë si ai i Zvicrës.  Në Zvicër ai ka luajtur për  Lucarno, Zyrihu që ka dhe kartonin e tij dhe të Vaduzi që ka luajtur në sezonin e fundit.

 

Adhurimi nga tifozët

 

Në ditët e fundit të gjithë kanë trokitur të porta e shtëpisë së sulmuesit kuqezi për të parë gëzimin e familjarëve. TCH  ka intervistuar familjarët e tij të cilët kanë treguar për emocionet që kanë përjetuar ditët e fundit. Familjarët thanë se ai është një njeri i veçantë dhe ka fituar shumë famë dhe adhurim nga djemtë të cilët duan që të bëhen futbollistë. Tashmë në Elbasan të rinjtë nuk duan që të bëhen më  si Mesi apo Ronaldo por si Armando Sadiku. Babai i sulmuesit i cili është akoma një trajner dhe stërvitë të rinjtë në Elbasan dhe tha se të gjithë djemtë e këtij qyteti kërkojnë që të takojnë Sadikun. Për të rinjtë e Elbasanit ai tashmë është bërë një frymëzim dhe një shembull për tu ndjekur. Nëna e tij tregoi se fëmijët e lagjes shkruajnë letra për të me shpresën që ato çfarë  shkruajnë  do të lexohen nga ai. Fusha ku ka luajtur Sadiku në vegjëli është bërë shumë e frekuentuar ditët e fundit sepse fëmijët që luajnë në të shpresojnë që ajo tu sjell fat dhe siç i solli Armando Sadikut. Duke parë gjithë mesazhet që i kanë ardhur në adresë të tij dhe gjithë famën që ka fituar ai nëpërmjet një video mesazh i në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.  Me modestin që e karakterizon ai u dedikon të gjithë suksesin të gjithë fansave të tij. “Kjo fitore shkon për ju. Ne jemi krenarë që ju përfaqësojmë ju dhe do të jemi gjithmonë krenarë sa herë që ta jepet mundësia”- kanë qen fjalët e sulmuesit nga Elbasani. Edhe pse ai ka folur shkurt mesazhin e ka dhënë shumë të qartë duke treguar modesti. Me anë të këtij mesazhi ai tha se ka luftuar për të gjithë kombin dhe ata që e mbështesin dhe ai do të shënoj sa herë që do ti jepej mundësia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here