Rikthehet `baba` i koronavirusit, jep këshilla: Kujdes maskën…

0
123

Pas më shumë se një muaji heshtje, ndërkohë që situata me virusin COVID-19 ka agravuar me shpejtësi, kryeministri Edi Rama më në fund ka vendosur maskën.

Edhe pse me një javë vonesë që nga vendimi i Komitetit Teknik, ministria e Shëndetësisë vendosi që maskat të mbahen me detyrim në ambientet e mbyllura, sensibilizimi nga ana e autoriteteve për situatën e koronavirusit ka qenë i pakët në krahasim me fillimet e pandemisë, kur vetë kryeminstri thoshte së është `baba` që po shpëton shqiptarët.

Gjithsesi më në fund kryeministri pushoi së bëri pak minuta propagandë elektorale me inaugurime panoramike në faqen e tij në FB dhe u shfaq me maskë, për të sensibilizura qytetarët.

Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit Edi Rama gati çdo ditë ka qenë në aktivitete të shumta ku është shfaqur jo vetëm ai pa maskë, por edhe shpura e madhe që e shoqëron zakonisht.

Gjithashtu kanë qenë pikërisht institucionet shtetërore ndër më të prekurit së fundmi nga virusi, disa prej të cilave janë shndërruar edhe në vatra dhe rrezik për qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here