Çfarë po ndodh?? Basha brenda 2 ditëve takime kokë më kokë me Metën në presidencë…

Brenda 2 ditëve kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar dy takime kokë më kokë me presidentin e vendit, ku duket se në qendër kanë qenë zhvillimet e fundit politike.

Mëngjesin e sotëm Basha sërish ka diskutuar me presidentin për planin e Edi Ramës dhe mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën në pikat që preket sistemi zgjdhor, pa një dakortësi me opozitën reale jashtë parlamentare.
Menjëherë pas takimit, nga presidenca bëhet e ditur se Basha i ka komunikuar Ilir Metës qëndrimin zyrtar të PD-së në lidhje me zhvillimet e fundit, të cilat kanë shqetësuar edhe Bashkimin Europian.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko