Itali/ Arrestohet 47-vjeçari shqiptar, policia i sekuestron 16 kg marijuanë në makinë

0
161

Një 47-vejçar shqiptar është arrestuar në Itali nga policia e Brescias pasi u kap me 16 kilogramë marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e kishte fshehur drogën në makinën e tij “Fiat” dhe ishte gati për të marrë rrugën për në Brescia.

Në momentin e arrestimit, 47-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,  ka paraqitur një dokument të rremë, duke mashtruar policinë italiane, por gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur dhe sasia e drogës. Mësohet se droga ishte e ndarë në 10 pako dhe kapte vlerën e mbi 200 mijë eurove.

Policia italiane është duke hetuar në lidhje me këtë rast të trafikut të drogës, pasi i arrestuar kishte vetëm rolin e transportit të lëndës narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here