Përdhunoi 200 fëmijë, prokuroria kërkon 22 dënime me vdekje

0
140

Prokuroria e Londrës ka kërkuar 22 dënime me vdekje për pedofilin më famëkeq në historisë Britanisë së Madhe RicHard Huckle, i cili ka abuzuar dhe përdhunuar mbi 200 fëmijë në Azinë Jug-Lindore.

30-vjeçari nga qyteti anglez i Kentit ka pranuar se ka abuzuar seksualisht  qindra minorenë në një komunitet të krishterë në Malajzi, ku punonte si fotograf dhe mësues anglishteje.

Ai  postonte foto dhe video në rrjet gjatë kryerjes së akteve, madje edhe një manual prej 60 faqesh  të shkruar nga vetë ai se si mund të abuzosh seksualisht një të mitur.

Edhe më tronditës është fakti që Huckle përfitonte të ardhura nga pedofilë të tjerë onlinë që kontribuonin me qëllim që ai të vazhdonte të postonte pamje të abuzimeve, ku një nga skenat më të rënda ishte abuzimi i tij me një të mitur jo më shumë se 6 muajsh.

Kjo është hera e parë që gjykata jep informacion në lidhje me këtë cështje. Prokurorët kërkojnë 22 dënime me vdekje, pasi Huckle ka pranuar se është përgjegjës për 71 nga 91 akuzat e prokurorisë.

Ai u paraqit në gjykatën e Londrës me një bluzë të zezë dhe flokët e kapur bisht teksa dëgjonte mbi një orë akuzat e prokurorëve. Kjo cilësohet si një nga çështjet më të rënda të pedofilisë në  Britaninë e Madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here