Studimi/ Shqipëria shumë korrupsion,kryeson shëndetësia

0
120

Shqiptarët e shohin shumicën e institucioneve në vend si të korruptuar, madje me keq se 3 vite me parë.

Është ky rezultati i një studimi mbi perceptimin e korrupsionin, realizuar nga Instituti IDRA, që ka pyetur 1000 shqiptarë. Studimi tregon se 89% e shqiptarë mendojnë se korrupsioni është ose “i përhapur” ose “shumë i përhapur” mes zyrtarëve publik.

Pothuajse 1 në 3 qytetarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vitet e shkuara, ndërsa 37% mendojnë që korrupsioni ka mbetur i njëjti krahasuar me tre vjet më parë.

Mësuesit e Shkollave Publike, Drejtuesit Fetarë, Presidenti i Republikës dhe Mediat renditen mes institucioneve, të cilat konsiderohen si më të ndershmet nga qytetarët shqiptarë. Punonjësit e Doganave, gjykatësit dhe prokurorët, shihen si më të korruptuarit, ndërsa nga sektorët, shëndetësia mban stafetën.

Aurona Pasha,  Drejtor i Institutit IDRA: Përkatësia politike ndikon në vlerësimin e korrupsionit. Është shumë e qartë që ata që janë me bindje politike në krahun e kundërt me qeverinë e vlerësojnë korrupsionin më lart.

Përballë të dhënave që tregojnë se besimi i qytetarëve shqiptarë tek institucionet shtetërore vijon të mbetet shumë i ulët, koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, Bledi Çuçi, thotë se qeveria do të punojë çdo ditë në betejën kundër korrupsionin dhe u ndal tek nevoja për miratimin reformës në drejtësi.

Çuçi: Nuk dua të them që korrupsioni është zhdukur, apo ne po bëjmë namin, por dua të them që mbetemi të bindur që çdo ditë ne të investohemi për të luftuar këtë fenomen. Vazhdon të mbetet një problemi serioz në Shqipëri dhe ndoshta problemi më serioz në momentin që ne flasim, ndaj  e ka kthyer reformën në drejtësi si një konstante të të gjitha formulave reformuese në gjithë sferën e shoqërisë shqiptare.

Situata e përgjithshme ekonomike në Shqipëri shihet si e zymtë nga shumica e qytetarëve në vend. Gjetjet tregojnë se pothuajse 3 nga 5 (59%) e pjesëmarrësve e shohin situatën në këtë aspekt si të “keqe” ose “shumë të keqe”.

Krahasuar me 1 vit më parë, shumica e qytetarëve (53%) mendon se situata ekonomike në vend është përkeqësuar.oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here