Agron Shehaj: Falja e Sazanit, akt tipik i një kryeministri ballkanik të korruptuar dhe të paskrupullt

0
88

Deputeti i pavarur, Agron Shehaj, e cilësoi akt tipik i një kryeministri ballkanik të korruptuar dhe të paskrupullt, qëndrimin e qeverisë shqiptare për ta shëndërruar ishullin strategjik në një zonë invetimesh private turistike.

 

Sipas Shehajt, për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, Rama është i gatshëm të shkeli mbi interesin e Shqiptarëve dhe të falë çdo prone publike.

Reagimi i Shehajt

 

Falja e Sazanit është një akt tipik i një kryeministri Ballkanik të korruptuar dhe të paskrupullt.

Ligji për investimet strategjike dhe ai për ndryshimin e zonave të mbrojtura janë ligje korruptive dhe i shërbejnë interesit personal dhe politik të Edi Ramës.

Si fillim nëpërmjet tyre Rama bëri me resorte ministrat, të afërmit dhe ortakët e tyre oligarkë, tani fal tokën për të konsoliduar pushtetin e tij politik të korruptuar.

Për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, Rama është i gatshëm të shkeli mbi interesin e Shqiptarëve dhe të falë çdo prone publike.

Cili është interesi i shqiptarëve?

Që turizmi në bregdet të zhvillohet në respekt të të drejtave të pronarëve legjitim, duke garantuar kushte të barabarta për të gjithë investitorët potencial, vendas dhe të huaj, dhe duke maksimizuar përfitimet e shoqërisë nëpërmjet garës së hapur.

Sot Rama vendos kush ja del dhe kush dështon dhe largohet. Një Shqipëri ku secili ka në dorë fatin e tij është e mundur, por kërkon besim dhe këmbëngulje. Do jetë një rrugëtim i gjatë por duhet të jemi të bindur se ja vlen.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here