Vettingu/ Gjatë verës do të ketë një tjetër sesion të jashtëzakonshëm

0
142

Me miratimin e kandidaturave të opozitës për anëtarë të komisioneve “ad hoc” për vettingun mbrëmjen e djeshme në seancën e jashtëzakonshme plenare, duket se po ecet me hapa të shpejtë në këtë drejtim. Arritja e marrëveshjes PS-PD dhe dakordësia për të ecur përpara me realizimin e vettingut, ka bërë që palët të ulen që ditën e sotme në tryezën e komisionit të posaçëm.

 

 

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, Vasilika Hysi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tha e në mbledhjen e sotme ka nisur puna për verifikimin e kandidatëve.

“Është një çlirim në radhë të parë për të gjithë shqiptarët. Vettingu padyshim ishte kryefjala në këtë proces. PS kishte primare realizmin e reformës në drejtësi, dhe ky ishte një zhvillim pozitiv. Ne sot nisëm punën për verifikimin e kandidaturave. Besoj të gjithë shqiptarët janë ndjerë të lirë, dhe kjo ndihet në të gjitha mjediset. Nuk kemi më kohë për të humbur, dhe shqiptarët presim më shumë sesa është bërë në këto 4 vite, presin realizmin e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është një rikthim i besimit tek investitorët e huaj, dhe jo vetëm pastrim i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Reforma në drejtësi dhe vetë vettingu është një nga instrumentet për të luftuar një sërë problematikash në vendin tonë. Tashmë është arritur një marrëveshje në të mirë të gjithë shqiptarëve. Jam e bindur se edhe pas 25 qershorit, situata do të jetë më e mirë”, u shpreh Hysi.

Deputetja socialiste tha se pas seancës së mbrëmshme plenare, për komisionit “ad hoc” të ky është fillimi i punës, për një proces që do të zgjasë përgjatë gjithë sezonit veror. Hysi tha se brenda verës pritet të thirret një tjetër sesion i jashtëzakonshëm plenar, për të votuar listën e konsoliduar me emrat për vettingun.

“Opozita solli kandidaturat për komisionet e vetingut dhe ne sot u konstituuam dhe kemi filluar me marrjen e dosjeve të kandidatëve. Nuk do të ketë pushim të punës për komisionerët, qoftë të mazhorancës, qoftë të opozitës. Me përfundimin e punës nga komisionet e verifikimit, do të vijohet me përzgjedhjen. Edhe opozita e ka shprehur vullnetin e saj për bashkëpunim, dhe parashikohet të ketë një sesion tjetër plenar brenda verës. Do të votohet lista e konsoliduar e vettingut. Besoj se bllokimi që bëri opozita me çadër për 3 muaj shkaktoi një dëm të madh. Shpresoj që kjo mos përsëritet pasi nuk ndihmon askënd. Me realizmin e vettingut më pas ngrihen edhe institucionet e tjera të gjyqësorit. Të gjithë anëtarët e këtyre institucioneve nuk mund të plotësohen pa u ngritur komisionet e vettingut që do të bëjnë vlerësimin. Kemi humbur shumë kohë për shkak të bojkotit të opozitës, por tashmë me arritjen e marrëveshjes shpresojmë që ky proces të përmbyllet sa më parë”, tha deputetja Vasilika Hysi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here