Kurbin, prokuroria dërgon për gjykim babain e deputetit Armando Prenga

0
136

Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën kundër shtetasin Ndue Prenga, babai i deputetit Armando Prenga, i akuzuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, nëpërmjet të cilave ka ndërtuar dhe ka kërkuar regjistrimin në Hipotekë të një lokali dy-katësh në qytetin e Laçit. Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin, në bazë të kallëzimit të personave që pretendojnë se janë trashëgimtarë të ligjshëm të truallit, në të cilin është ndërtuar biznesi privat i familjes Prenga.

Sipas prokurorisë, nga hetimi ka rezultuar se Ndue Prenga, në vitin 2014, i është drejtuar gjykatës me një padi civile, në bazë të të cilës kërkon njohjen e pronësisë së truallit ku është ndërtuar lokali, me pretendimin se kjo hapësirë është pronë shtet dhe e posedon atë që prej vitit 1992. Për të provuar pretendimet e tij, i pandehuri Ndue Prenga ka dorëzuar në gjykatë gjatë procesit civil edhe lejen e sheshit të ndërtimit dhe lejen e ndërtimit, të cilat sipas tij i ka marrë nga autoritetet lokale në vitin 1996.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here