I penduari i Ndraghetas rrëfehet mbi një ministër shqiptar

0
206

Nga Alba Kepi

Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri që ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer emra e ngjarje që zbardhin trafikun e drogës, marijuanës, kokainë e hashashit, nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë së Veriut e në vecanti rajonit të Piemontes.

I penduari quhet Antonio Guastalegname, 54 vjec, i arrestuar në kuadër të megaporcesit të emërtuar “Rinascita Scott” i cili ka vënë nën hetim mbi 350 persona e përmban rrëfimet e dhjetra bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

E këtij megaprocesi i është shtuar ky emër i ri i cili po bashkëpunon me drejtësinë italiane prej janarit të 2022 e ka bërë rrëfime të rëndësishme mbi Shqipërinë.

Në këto rrëfime të fokusuara mbi trafiqet e drogës ai ka zbardhur lidhjet e bosave mafiozë të Ndranghetas me emra e personazhë të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Në albumet fotografike të shfaqura nga Drejtoria e Antimafias, Antonio Guastalegname, ka njohur krahun e djathtë të bosit mafioz të Zungrit, Antonio Giuseppe Accorinti, i cili ka bazën e tij operative në rajonin e Toskanës.

Personi i identifikuar në këtë fotografi, i quajtur Valerio Navarra, sipas rrëfimit të të penduarit Antonio Guastalegname, kishte lidhej të ngushta me elementë shqiptarë.

“Këta të fundit, shkruhet në procesverbalin e rrërfimit të Antonio Guastalegname, kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare. Me sa kujtoj, thotë ai, ky person i korruptuar ishte o Ministri i Drejtësisë, o Ministri i Brendshëm, pra sidoqoftë një pesonazh politik mjaft i rëndësishëm në Shqipëri”.

Këtë informacion, i penduari Antonio Guastalegname, thorë se ia ka dhënë një shqiptar me emrin Eduard o Robert, që sipas hetuesve të antimafias është Robert Lazaj, 50 vjeç.”

I penduari Antonio Guastalegname, e ka njohur Robert Lazaj në fotografinë e dëshmuar nga prokurorët italianë duke e identifikuar si personi që prezantohej si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte mbulimin e këtyre trafiqeve.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here