Televizioni Top Channel vijon të mos gjejë paqe të brendëshme. Jo se ka pasur ndonjëherë, por stabiliteti ishte identifikues për televizionin lokomotive të TV shqiptare, ku nëse hyje, nuk kishe arsye pse te dilje dhe nëse dilje, s’kishte shans te rihyje.
Me ardhjen e Ben Blushit ne drejtim, shume prej zgjedhjeve provizore dhe kaotike te Vjollca Hoxhës, po zëvendësohen prej ndryshimeve te qarta të Blushit.
Fill pas largimit të Sokol Balles, ardhja e Blushit u duk si një fortunë e madhe në televizion.
Ishte ai që kërkoi largimin e ish shoferit te zonjës Hoxha, nga posti i nëndrejtorit e pret, Erion Yllit.
I fundit që u largua është Endri Xhafo, drejtori i komanduar i lajmeve, vënë me urgjencë pas largimit të Ballës, ish drejtor i lajmeve të TCH, tani gazetar i Vizion Plus.
Gazetari që u rikthye në “TCH” në tetor të 2017-ës, ka pasur përplasje të forta me drejtorin ekzekutiv Ben Blushi të cilat sollën edhe largimin e tij.
Burime të sigurta thonë se sot, eshtë zyrtarizuar largimi i Xhafos nga Top-i.
Gjithashtu, ndryshime të medha duket se kanë ndodhur edhe në emisionin “Fiks Fare”, ku pritet të largohen afro 40% e stafit, që prek thuajse çdo qelizë të këtij televizioni.
Bëhet e ditur se kjo reformë do të prekë edhe emisionin Fiks Fare, stafi i të cilit pritet të hyjë në fazë të re funksionimi me vetëfinancim.
Për të rinisur marrëdhënien e re me vetëfinancim, duhet që i gjithë stafi me mbi 40 persona të kryejë një dorëheqje kolektive. Furtuna e largimeve ka prekur gjithashtu punonjësit që kishin mbushur moshën e pensionit, stafin e montazhierëve në çdo sektor etj.
Tanimë, kush hyn e del, është lajm dhe i shpeshte e asgjë nuk habit me , ne TCH.