Roskovec, bllokohet kanabisi i fshehur në sera, gati për në Itali, arrestohet babai me 2 djemtë

0
179

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Stan” duke arrestuat në flagrancë 3 persona nga e njejta familje, babanë me dy djemtë e tij në fshtin Ngjerqar të Rosokovecit.

Ata janë: M. S, 58 vjeç dhe P. S, 30 vjeç e A. S, 28 vjeç

Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientete banesës së tyre shtetasit M, P dhe A S posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me kannabis sativa, që u sekuestruan. Ato peshonin 67.7 kg.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se tre të arrestuarit po përgatiteshin që ta trafikonin në Itali.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here