Dy ish-drejtues të lartë: S’kanë punë politikanët me Vetingun në Polici, as Fatmir Xhafaj

5
239

Ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Krimit Ekonomik Ismail Elezi, deklarojnë se Vettingun në Polici nuk mund ta bëjë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, por vetë Policia.

Të ftuar në emisionin “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku dy ish drejtuesit e lartë thanë se policia pastrohet vetëm kur politika të heqë dorë ndaj saj.

“Nuk e kuptoj që atë që ne dikur e quanim “pastërtia e figurës së policit” dhe që ju sot e quani “Vetting”, do ta bëjë ministri. Policia është e ndarë nga ministria sipas ligjit dhe nuk kanë punë politikanët që të merren me Policinë dhe pastrimin e saj. Politikanët ministra ikin e vijnë, ndërsa policia mbetet”, tha Fadil Canaj, një figurë shumë e nohur në strukturat e dikurshme të policisë.

Një tjetër drejtues i dikurshëm në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, mbështeti kolegun Canaj në këtë diskutim duke deklaroi se letra që Fatmir Xhafa u dërgoi pak ditë më parë punonjësve të policisë ishte gabim i rëndë. “Nuk ka detyrë ministria e Brendshme të bëjë Vetting. Oficeri i policisë nuk është strukturë e ministrit të Brendshëm, si rrjedhojë këtë proces nuk mund ta realizojë ministri, pra politika.”

Elezi tha se ka një rregull në Polici: një oficer policie ka dy rrugë ose ngritjen në karrierë ose në burg. Ndërsa në Shqipëri me një të rënë të lapsit në 2013 u larguan nga puna 1300 policë, ndërsa sapo erdhi Xhafa ministër largoi 9-të drejtorë të Policisë”.

Një tjetër diskutim gjatë emisionit ishte edhe çështja e kanabisit dhe ajo e bandave, klaneve dhe familjeve mafioze për të cilat foli me emra ambasadori amerikan Donald Lu.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Fadil Canaj ishte shumë i ashpër me Policinë Evropiane EUROPOL pas informacionitit që dha gjatë emisionit Besfort Lamallari, këshilltari i ministrit Xhafa, sipas të cilit pas operacionit të Policisë në Lazarat, grupet kriminale të Holandës erdhën në Shqipëri dhe studiuan terrenin, vendosën lidhje me elementë të inkriminuar duke sjellë deri farat dhe fidanë për mbjelljen e e kanabisit.

Sipas Fadil Canajt, kjo është e prapranueshme për Europolin që tani bënë statistika ndërsa në atë moment ka bërë sehir. “Përse Europol nuk arrestoi këta grupe kriminale të Holandës që u paskan mësuar zanatin organizatave shqiptare dhe tani bëjnë raporte”?

Sipas Canajt, përveç Policisë shqiptare, përgjegjësi në situatën e drogës në Shqipëri kanë edhe institucione e huaj si EUROPOL. Për Fadil Canajn, policia shqiptare është në kushtete e mbriojtyjes së nevojshme dhe të huajtë duhet ta ndihmojnë duke prandaluar dhe goditur organizatat ndërkombëtare që vendosin bashkëpunim dhe jo duke bërë statistika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

5 COMMENTS

  1. Po te ishte keshtu si thone keta, pastertia e figures se policit, qe na funksionoka veten brenda policis e nuk paska lidhje me ministrin, pse e kemi policin sot deri ne kete gjendje korruptimi, paaftesie ndaj krimit e krimineleve me te medhenj ne vend?

  2. Po nuk e beri ministri kush duhet ta beje…..NUK MENDOJ SE E KENI ME TE VERTET ATE, SE DO E BEJE POLICIA VET, apo jo?!!!!

  3. Ca vettingu do beje policia aman,dhe vete??? eshte turp ti mendosh keto idiotesira e jo me ti thuash.Policia eshte vete per tu pastruar qe nga rrenjet,e pra duhet ministri qe kjo reforme te behet.

  4. si mund ta beje vete vettingun policia per rradhet e punonjesve te saj?po t ishte keshtu do e kishte bere me koh e me vakte.se n kete rast nuk do kishte vetting t vertete dhe nuk do hiqeshin elementet e inkriminuar dh te korruptuar nga rradhet e ketyre punojesve .

  5. Normalisht qe ministria ka nje rol kryesor ne mbikqyrjen e strukturave te policise duke dhene dhe ndihme ne realizimin e procesit te Vetingut.Pasi nese do tja linim gjithcka ne dore policise I bie Vetingu te mbetet thjesht nje leter e mos te kete nje zbatim efikas. Kurse keto structurat e tjera nuk I kuptoj as une,ne nuk kemi nevoje per raporte e statistika por te vijoje bashkepunimi per te luftuar keto fenomene, dhe kjo mund te behet me ane te ministrise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here