Çudi në Pogradec, arrestohen babë e bir, armatosur me granata, me shpata dhe mburoja!

0
490

Dy persona të armatosur ne armë moderne dhe antike janë arrestuar në Pogradec, duke ngjallur habi tek policët. Babë e bir bnga Çerrava e Pogradecit mbanin në lokal tritol, granata, çifte, por edhe shpata e mburoja!

Së pari u arrestua Th.P, 36 vjeç, pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjetën: tritol artizanal, dy granata dore pa lejë si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Në vijim, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj babait të tij A.P, 72 vjeç, që iu gjetën 4 armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here