Një ndërtim pa leje dhe fataliteti i dy të miturve

0
137

Reila Bozdo

Jeta e një familje ka ndryshuar rrënjësisht. Një nënë 24 vjecare, në fillim të jetës. Bashkëshorti në burg. Fëmijë të vdekur. Dhe një shtet që nuk bën sic duhet punën e vet.

Në një vend ku edhe vetë pushteti qeverisës është si ndërtim pa leje sepse vjen nga vota e deformuar, një burrë u burgos me akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Shumë të tjerë qëndruan në gjendje të lirë edhe pse kanë kryer të njëjtën vepër penale, edhe pse në jetën e vendit ku jetojmë, ka patur një moment mjaftueshëm të gjatë, ku të zgjeroje shtëpinë, ballkonin, të përfitoje një aneks që të mos gatuaje në banjë, ishte vetëm cështje parash, jo cështje ligji. Burri u burgos për ndërtim të paligjshëm. Shteti nuk e pa të arësyeshme, ta gjobiste, ti sekuestronte pronën apo ndonjë dënim tjetër alternativ që të sillte edhe më pak kosto për taksapaguesin (rreth 500 Euro është kosto e një te burgosuri në muaj). Shteti i ra shkurt, e futi në burg. E dimë që ligji duhet zbatuar, por ligji nuk mund të zbatohet jashtë kontekstit ku jetojmë sepse përndryshe ai bëhet qesharak, i padrejtë dhe traumatik.

Një nënë e re, 24 vjecare, udhëtonte në makinë bashkë me fëmijët, për tek bashkëshorti në burg. I shoqi ishte dënuar për një ndërtim pa leje. Nëna e re, ndoshta e dinte që ai ndërtim ishte gabim, por ndjenja që ligji po zbatohej vetëm për burrin e saj dhe jo për “burrat” e tjerë e bënte të ndjehej përballë një padrejtësie të madhe. E re, me fëmijë, me disa halle të cilat për shkak të moshës nuk dinte ti zgjidhte vetë dhe me brengën e padrejtësisë, po udhëtonte drejt burgut tek i shoqi. Ndërsa ngiste makinën e humbur në mendime, humbet kontrrollin dhe përplaset me trafikndarësen.

Trafikndarsja e shkëputur i merr jetën fëmijëve. Llamarinat hynë në derën e pasme të krahut të djathtë, duke prerë dy fëmijët që ndodheshin në sediljen e pasme të makinës.

Një histori rrënqethëse ku nuk e ndan dot përlotjen nga dhimbja apo ulërimën nga revolta.

Sikur punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës ta kishin bërë me korrektësi punën e tyre, tani fëmijët mund të ishin gjallë duke takuar babanë.
Sikur burri të mos ishte në burg në një kontekst absurd, nëna e re mund të mos kishte patur arsye për të humbur kontrrollin e automjetit.
Sikur ligji dhe drejtësia të punonin në të njëjtin kah, burri do të ishte i penalizuar për veprën penale, por jo deri në burgim, dhe familja do të ishte e bashkuar.

Një familjeje i ka ndryshuar jeta rrënjësisht. Dy fëmijë nuk jetojnë më. Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Sikur ata që punojnë për shtetin të kishin një nivel më të mirë të ndërgjegjësimit ndaj punës dhe detyrave të veta, fëmijët dhe familja sot mund të ishin të lumtur…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here