Vrasja e biznesmenit në Kashar, policia: Këto janë pistat e hetimit

0
222

Policia e Tiranës ka dhënë reagimin e saj për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Kashar. Sipas Policisë, biznesmeni vuante nga problemet mendore, ndaj Policia ka si pistë kryesore atë të vetëvrasjes. Kështu. Policia bën me dije  se u njoftua me anë të një telefonate për rastin në fjalë rreth orës 10:50 të mëngjesit.

“Më datë 18.11.2016, rreth orës 10:50, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në Kashar tek ish reparti ushtarak afër Xhamisë, ndodhet një person e seksit mashkull i shtrirë, i cili dyshohet i vdekur. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur një person të pajetë të seksit mashkull si dhe në krahë të tij një armë zjarri automatike. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasi E. Ll., i cili është dërguar në ambientet e Mjeksis Ligjore. Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë vetë vrasje. Nga të dhënat paraprake të familjarëve, është konfirmuar se ky person është konstatuar se kishte probleme të shëndetit mendorë dhe kurohej rregullisht”, thuhet në njoftimin zyratr të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here