Formulari i dekriminalizimit/Elvis Roshi: “Nuk më kujtohet pse jam ndjekur penalisht””

0
259

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi nuk ka patur probleme vetëm me drejtësinë italiane, siç e akuzon opozita. Ai ka pranuar vetë se ka qenë i skeduar edhe në Gjermani. Në formularin e dekriminalizimit që ai ka plotësuar, ka shënuar se ka qenë arrestuar dhe proceduar edhe në Gjermani para vitit 2002. Siç shihet në formularin e publikuar nga Panorama, Roshi shënon se organi procedues ka qenë gjykata e qytetit të Mynihut, por shkruan se arsyet nuk i kujtohen. Po ashtu, ai thotë se nuk i kujtohet as rezultati i këti procedimi, nëse është dënuar apo jo.

Kjo periudhë përkon me atë që Elvis Roshi ka ndryshuar emrin. Babai i tij tha në një interivistë televizive se ai quhej Ervin. Edhe kryeministri Edi Rama, duke u përpjekur të relativizojë akuzat e opozitës, e ka pranuar se Roshi e ka ndryshuar emrin, por duke thënë se kjo ishte e parëndësishme (shih videon më poshtë).

Në vitin 2000 me emrin Ervin Roshi ai figuron i proceduar edhe në Kavajë për dy vepra penale. Në atë kohë prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 muaj burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje për Ervin Roshin, të birin e Azemit dhe Nasijes, i datëlindjes 1979, lindur dhe banues në Kavajë, i papunë dhe me arsim të mesëm. Trupi gjykues i kryesuar nga Osman Aliu dhe anëtarët Astrit Haxhialushi dhe Arben Mullaj me 18.09.2000 e kanë shpallur fajtor dhe kanë vendosur ta dënojnë me gjobë me 120 mijë lekë për mbajtjen e një pistolete pa leje dhe 3 mijë lekë për plagosjen e shtetasit Rizan Aliu.

Me ligjin për dekriminalizimin, Elvis Roshi pritet të jetë i pari zyrtar i lartë i mazhorancës që do të duhet të largohet nga posti që mban. Autoritetet pritet të kërkojnë informacion më të detajuar për procedimin e tij në Gjermani, për arsyet për të cilat është dërguar përpara drejtësisë dhe për dënimin që ai ka marrë, për të cilin thotë se nuk i kujtohet. Roshi ka shënuar në deklarimin e tij edhe procedimin më 10.3.2013 për goditje për shkak të detyrës. Ai u procedua pas një sherri në stadiumin e qytetit. Sipas opozitës, Roshi ka qenë i përfshirë edhe në trafikun e drogës dhe prostitucionit në Itali

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here