Nëna i ka fshehur një sekret të madh Cristiano Ronaldo-s

0
154

Cristiano Ronaldo është konsideruar si një nga lojtarët më të fortë dhe më të plotësuar në botë. Por kjo nuk do të kishte ndodhur në qoftë se në vitin 1984 Dolores Aveiro nuk do të kishte takuar një mjek, i cili kundërshtoi dëshirën e saj për të abortuar fëmijën që mbante në bark. Ai fëmijë tani është legjenda Cristiano Ronaldo.

Ky episod i jetës u zbulua nga autobiografia e nënës së tij që u publikua në Portugali. Me tre fëmijë dhe një situatë shumë të vështirë ekonomike, ardhja e një fëmije të katërt ishte e papërballueshme për të. Refuzimi i mjekut bëri që ajo të kërkonte një zgjidhje alternative.

Sipas sugjerimit të një miku, ajo siguroi një ilaç për të abortuar në shtëpi. Në momentin final, ajo nuk mundi ta bënte këtë krim makabër dhe vendosi ta mbajë fëmijën.

“Në qoftë se vullneti i Perëndisë është që ky fëmijë të lindë, kështu do të jetë”, ka thënë ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here